Babë e bir kanë përfunduar në policinë e Durrësit për dhunë në familje.

Pasi 53-vjeçari K. D. ka dhunuar bashkëshorten e tij, djali 24-vjeçar i është kthyer dhe më pas të dy kanë përfunduar në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij”, sipas njoftimit të policisë.

Një tjetër rast dhune është evidentuar në Durrës, ku shtetasi A. B., 45 vjeç ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të plotë të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA