Momentet kur ‘konflikti’ mes elefantëve të paradës shpërndan në panik njerëzit në festivalin fetar në Indi (fotot)

23/03/2024 15:26

Pamje shokuese janë regjistruar së fundmi të çasteve kur dy elefantë gjigantë nisën të përlesheshin, duke bërë që njerëzit të vraponin për jetën e tyre në një festival fetar në Indi.

Dy bishat shkaktuan kaos kur nisën përleshjen e dhunshme në një grumbullim fetar dhe më pas ndiqnin njëri-tjetrin në rrugët e Kerala në jug të Indisë.

Ulërima të forta dëgjoheshin teksa kafshët përplasnin dhëmbët e noçkat e tyre, pa i vënë mendje kujdestarëve që i godisnin me shkopinj për t’i bërë të ndaheshin.

Fshatarët largoheshin të gjithë me vrap prej përleshjes së kolosëve të zbukuruar për paradën, teksa disa njerëz ishin plagosur mes kaosit.

Ngjarja ndodhi në tempullin Tharakkal gjatë festivalit të njohur si Arattupuzha Pooram.

Fillimisht ishte një prej elefantëve Guruvayur Ravikrishnan, që nis të bëhej agresiv dhe tentoi të rrëzonte drejtuesin e tij.

Më pas ai drejtoi tërbimin nga elefanti tjetër i quajtur Puthuppally Arjunan, të cilit e rrëzoi përtokë dhe lidhi dhëmbët me te në një duel force.

Guruvayur vijonte më pas të shtynte Puthuppally mes turmave dhe jashtë tempullit.

Pamje të tjera tregonin Guruvayur që vijonte të ndiqte Puthuppally rreth dy km larg tempullit, para se të vendosej nën kontroll.

Gjatë celebrimeve tradicionale të festivalit Pooram elefantët zbukurohen me veshje e objekte ornamentale.

Kjo është nga rastet e rralla që elefantët konfliktohen mes tyre teksa më parë elefantët në Indi janë tërbuar me kujdestarët e tyre ose me turistët.

Elefantët meshkuj janë mjaft territorialë dhe periudhat e zgjatura në shërbim të kujdestarëve kanë sjellë episode dhune e zemërimi. /THeSun/

FOTO GALERI
4/5
Pamje të tjera tregonin Guruvayur që vijonte të ndiqte Puthuppally rreth dy km larg tempullit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA