E pazakontë! Burri ankohej nga dhimbja, mjekët i gjejnë në stomak një ngjalë të gjallë 30 centimetra

23/03/2024 11:11

Një 34-vjeçar shkon në spital për shkak të dhimbjeve të forta që ndjente në bark. Kirurgët u habitën kur zbuluan se në stomakun e tij jetonte një ngjalë 30 cm.

34-vjeçari u shtrua në spital në provincën Quang Ninh, Vietnam me ngërçe të rënda të mërkurën dhe një radiografi dhe ultrazëri treguan se ai kishte një trup të huaj në stomak.

Mjekët nuk mund të kuptonin se çfarë ishte, por panë se kishte shkaktuar perforim të zorrëve dhe peritonit, ku muri i brendshëm i barkut bëhet i fryrë dhe i dhimbshëm.

Ata e operuan menjëherë dhe zbuluan një ngjalë me gjatësinë e një vizoreje standarde në barkun e tij, e cila, në mënyrë të pabesueshme, ishte ende gjallë.

Kirurgët arritën të hiqnin me sukses krijesën dhe burri u shërua në spital. 34-vjeçari nuk e di se si i hyri ngjala brenda tij, por mjekët besojnë se ka hyrë përmes anusit të tij, rrëshqiti përmes zorrës së trashë dhe hyri në bark.

Ata thanë se ishin të habitur që ngjala ishte ende gjallë kur e hoqën.

Dr Pham Manh Hung tha për mediat lokale: Ky është një rast i rrallë, rektumi është një vend me materie të bollshme fekale dhe të prirur ndaj infeksionit. Vitin e kaluar mjekët që kryen një kolonoskopi gjetën një mizë të gjallë që gumëzhinte brenda zorrëve të njeriut.

Pacienti, i cili ishte 63 vjeç, kishte shkuar për një kontroll rutinë të kancerit të zorrës së trashë në Misuri, në SHBA .

Procedura po shkonte normalisht derisa kamera arriti në zorrën e trashë tërthore, e cila është në krye të zorrës së trashë. Pikërisht aty mjekët zbuluan mizën, por askush nuk mund të shpjegonte se si arriti atje.

Top Channel