“Darka e fundit me apostujt”, besimtarët në Nenshat të Vaut të Dejës krijojnë skenën bliblike

23/03/2024 12:27

Në Nenshat të Vaut të Dejës, Jezus Krishti po ndan darken e fundit me apostujt e tij.

Në një skenë teatrale në qiell të hapur që i përngjan antikitetit, besimtaret e famullive të Hajmelit, Nenshatit dhe Dheu i Lehtë, 1 javë përpara Pashkëve, kanë improvizuar Udhën e Kryqit.

Pas “Betlhemit të Gjallë” për krishtlindje ku priten mijëra vizitorë, edhe ketë herë për Pashkë, besimtaret e kësaj zone shin gati duke organizuar gjithçka vullnetarisht

Udha e Kryqit i paraprin javës së bardhë. Nga e hëna në të shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët.

 

Top Channel