Blinken kërkesë presidentit izraelit: Bëni gjithçka mundet për të mbrojtur civilët në Gaza

23/03/2024 20:20
Antony Blinken dhe Isaac Herzog

“Bëni gjithçka mundet për të mbrojtur civilët!. Kjo ka qenë thirrja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ndaj presidentit të Izraelit, Isaac Herzog gjatë takimit që patën në SHBA.

Mësohet se Herzog dhe Blinken diskutuan negociatat e vazhdueshme për të arritur një armëpushim prej 6 javësh në Gaza, që do të bënte të mundur lirimin e pengjeve dhe do të lejonte një rritje të ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë.

Kjo u raportua nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller i cili nënvizoi se Blinken riafirmoi angazhimin e SHBA-ve për sigurinë e Izraelit duke theksuar se SHBA kërkon që forcat ushtarake izraelite të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur qytetarët e pafajshëm palestinezë.

Top Channel