Ura e Kukësit, unike në Ballkan/ Drejt përfundimit investimi 35 milionë euro i Kastrati Group

22/03/2024 20:05

Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vitesh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror.

Ky projekt është në vazhdimësi të rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra. Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure.

Ura ka një hapësirë harku në bazë 270 metra e cila e bën dhe urën me harkun më të lartë në Europë për tipologjinë që ka. Detajet arkitektonike, zgjidhja konstruktike, materialet e përdorura, kanë punuar thuajse 200 punonjës çdo ditë për 3 vite dhe ka qenë një sfidë e madhe inxhinierike. Celiku i përdorur në këtë strukturë është celik korten B i cili është shumë rezistent nga kushtet atmosferike, gjë që ul dhe kostot e mirëmbajtjes së kësaj vepre. Punimet parashikohen të mbarojnë për këtë sezon veror. Aktualisht jemi duke bërë pozicionimin final të urës në pilat, këmbët e urës që kërkon saktësi e vëmendje në kordinimin e lëvizjeve”-shprehet Ermal Kondo, inxhinier.

Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës. Jetëzimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 35 milionë eurove nga Kompania Kastrati group dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo..

“Do të jetë një urë që do të plotësojë karakteristikat, gjeometrinë e rrugës e cila është në vijim nga Rrësheni deri në Morinë . Kalimi i trafikut realizohet përmes urës së vjetër të Drinit dhe kjo bën të mundur që standardi I rrugës së Kombit të vazhdojë pa ndërprerje me destinacion Kosovën duke krijuar lirmëri në lëvizjen e automjeteve“.

Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firenzes mbi dominimin e erës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun. Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Europë por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 ton.

Top Channel