Sulmi terrorist me 115 të vrarë në Rusi, reagon SHBA: Amerikanët në Moskë, të shmangin grumbullimet e mëdha

22/03/2024 20:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin e ndodhur në një sallë koncerti në Moskë të Rusisë, ku si pasojë e të shtënave me armë raportohet të jenë vrarë 115 persona dhe 100 të tjerë janë plagosur.

John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur sa më shumë informacion mbi sulmin terrorist.

“Mendimet tona padyshim do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, të tmerrshëm me të shtëna,” tha ai në një konferencë shtypi.

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha për sigurinë e tyre. Ai gjithashtu kërkoi që ata amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme.

Top Channel