Projekt-rezoluta e re, ja kur do të votojë Këshilli i Sigurimit të OKB-së

22/03/2024 20:02

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të shtunën në orën 10:00 për një projekt-rezolutë tjetër, e cila është paraqitur nga shtatë anëtarë të zgjedhur të këshillit.

Projekt-rezoluta kërkon një armëpushim të menjëhershëm për muajin e Ramazanit, duke çuar në një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

Kërkohet gjithashtu lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë pengjeve, teksa thekson nevojën urgjente për të zgjeruar rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza.

Projekt-propozimi u paraqit nga Algjeria, Malta, Mozambiku, Guajana, Sllovenia, Sierra Leone dhe Zvicra.

Top Channel