Kili ul me “këmbë në tokë” Shqipërinë, kuqezinjtë humbin pas 8 ndeshjesh! Ndëshkohen me 3 gola

22/03/2024 22:40

Një ndeshje për t’u harruar ishte ajo e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë e Sylvinhos të cilët humbën me rezultatin 3-0 përballë Kilit.

Në përballjen e luajtur në stadiumin “Ennio Tardini” të Italisë, ku tifozët shqiptarë ishin më të shumtë në numër, kombëtarja shqiptare nuk arriti t’ja dilte përballë amerikano-latinëve të cilët e treguan qartë superioritetin e tyre në lojë.

Fillimisht Kili kaloi në avantazh në minutën e 19-të pasi goditja e Edouardo Vargas përfundoi në rrjetë.
Kuqezinjtë u përpoqën të krijonin raste për të shënuar por pa sukses.

Në minutën e 83-të Kili shënoi golin e sigurisë me anë të Bolados ndërsa në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt, rezultati u trefishua nga Davila.

Kjo ishte humbja e parë për kombëtaren pas 8 ndeshjesh. Ndërsa më 25 mars, kuqezinjtë do të përballen me Suedinë në një tjetër ndeshje miqësore që do të shërbejë për të testuar skuadrën në prag të “Euro 2024”.

Top Channel