FOTO/ E akuzon për sulme të pamëshirshme, Jolie fiton gjyqin ndaj Brad Pitt për një kantinë vere në Francë

22/03/2024 08:35

Sërish Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë në një betejë ligjore.

Këtë herë, mosmarrëveshja ka të bëjë me Chateau Miraval, vreshtin e vendosur në Provence, në jug të Francës, i cili u ble për 28 milionë dollarë në vitin 2008, pasi sipas Daily Mail, avokati i Jolie deklaroi se aktorja fitoi një gjyq që kishte të bënte me këtë  pasuri franceze dhe punishte vere.

Mosmarrëveshja ligjore ka të bëjë me shitjen e aksioneve të Jolie në pronë tek oligarku rus Yuri Scheffler në vitin 2021. Gjykatësi vendosi në favor të aktores fituese të Oskarit, 48 vjeç, dhe hodhi poshtë pesë nga shtatë pretendimet që Pitt bëri kundër saj në padinë që ai ngriti në seancën dëgjimore në Los Anxhelos javën e kaluar. “Padia e Brad Pitt nuk kishte të bënte kurrë me një mosmarrëveshje biznesi, por më tepër me përpjekjet e tij për të mbuluar abuzime serioze, dhe ne jemi të kënaqur që gjykatësi hodhi poshtë kaq shumë nga ankesa e tij”, tha avokati mbrojtës i Jolie. Jolie “nuk ka keqdashje ndaj Pitt“, shtoi avokati i saj, duke shtuar se aktorja “shpreson që ai ta lirojë atë nga padia e tij joserioze dhe të ndalojë sulmet e tij të pamëshirshme”.

Vihet re se yjet e Hollivudit janë përfshirë në një sërë konfliktesh ligjore në gjashtë vitet e fundit, mes tyre edhe kujdestaria e gjashtë fëmijëve të tyre. Fitorja ligjore e Jolie vjen pasi ish-bashkëshorti i saj 60-vjeçar arriti të shënonte tri fitore ligjore kundër aktores dhe miliarderit rus Yuri Scheffler.

Në polemikën e Miraval, Brad Pitt paditi Angelina Jolie për shkelje të kontratës pasi ajo i shiti aksionet e saj në pasuri, oligarkut rus pa pëlqimin ose dijeninë e aktorit. Çifti bleu Château Miraval së bashku në vitin 2008, ku Pitt mori një rol udhëheqës në një operacion vreshtash që prodhon verë të gazuar roze të vlerësuar me çmime. Vreshta ka gjithashtu një studio regjistrimi që ka pritur grupe të mëdha si AC/DC, The Cure dhe Travis Scott.

Çifti u martua atje në një ceremoni në vitin 2014 me të gjashtë fëmijët e tyre të pranishëm. Jolie ka pohuar më parë se ajo bëri kërkesë për divorc pasi Pitt u përpoq të mbyste një nga fëmijët gjatë një fluturimi në shtator 2016. Ajo pretendon se ka qenë i dehur dhe se derdhi alkool si mbi të ashtu edhe mbi fëmijët e tyre. Megjithëse FBI dhe Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Anxhelos kryen një hetim, asnjë akuzë nuk u ngrit kurrë kundër Pitt.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA