Top Story/ Lulizm Basha thyen heshtjen, tregon grupin që bën “lojë të nëndheshme”: Nuk u bëra kurrë pjesë

21/03/2024 21:20

Mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thyer heshtjen dhe ka zgjedhur që të flasë për një sërë çështjesh në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel.

Në nisje të kësaj interviste ai deklaroi se ka një lojë të nëndheshme mes një grup njerëzisht që sakrifikojnë Komisionet. Basha u shpreh se vetë ai nuk ka zgjedhur kurrë që të bëhet pjesë e kësaj loje.

“Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp.

Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika”, tha Basha.

I pyetur se përse PD nuk ka kërkuar më parë listat e hapura, ai tha se këtë e kanë bërë, por që PS “bëri sikur i hapi”, por sipas tij u vendos herësi dhe u hoqën koalicionet.

“Ishte kërkesa jonë që u keqpërdor nga Rama kur bëri sikur hapi listat, por në fakt hoqi koalicionet. Fakti ky është, dhe Berisha dhe të tjerët kanë qenë në krahun tim. Pastaj çfarë thuhet pasi ka rrjedhur koha dhe ngjarje të tjera, kjo duhet gjykuar. Ne kemi kërkuar hapje listash që në 2020, dhe PS bëri sikur dhe vendosi herësin dhe hoqi koalicionet. U hapën pjesërisht dhe i kushtuan qytetarëve 85 mijë vota të pavlefshme”, tha Basha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA