Mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thyer heshtjen dhe ka zgjedhur që të flasë për një sërë çështjesh në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel.
Pjesë nga intervista dhe diskutimi me panelistët:
Grida Duma: Si është raporti me falje me ju? Mund të kërkoni falje dhe jeni i larë? Nuk keni bërë asnjë dëm?
Lulzim Basha: Ka dy gjëra, e para për një pjesë që kam kërkuar falje kam kërkuar në emër të partisë dhe jo personal timin, për dëme që janë shkaktuar nga drejtues të PD, por jo domosdoshmërish nga Basha. Kam kërkuar reflektim.
Kërkoj ndjesë në nivel politik, dhe në nivel personal. A është e sinqertë ndjesa, varet nga reflektimi.
Robert Rakipllari: Thatë që është politikë ramiziste, etj, dhe modeli kryesor është Berisha që ka 34 vjet në politikë… Ju vetë jeni pjesë e kësaj politike?
Lulzim Basha: Unë ndryshoj në çdo aspekt e tyre. Nga ana e formimit diferencoj, unë di t’i jap automjetit, po e them për batutë këtë… formimi im i përket perëndimit, aspiratat e mia për një Shqipëri perëndimore. Vizionit tim për Shqipërinë nuk i është dhënë kurrë shansi. Ka një rrugë që ua rikthen shqiptarëve, duke filluar me Reformën Zgjedhore.
Zvogëlimi i listës së anëtarësisë
Lulzim Basha: PD ka një statut dhe një ligj mbi të cilin ekziston dhe është në gjykatë dhe i bëj thirrje Apelit mos ta vonojë asnjë minutë më, dhe është një çështje që nuk ka pse të gjykohet… Nuk ka asnjë dyshim që agresioni ndaj PD ka ardhur me një kosto të madhe. Ky agresion ka pasoja për shqiptarët, PD dhe anëtarësinë e PD. Por pas dy viteve shumë gjëra kanë ndodhur. Duket për momentin se ka një grup më të madh, por me interesa dhe aspirata më të kufizuar, dhe një grup më të vogël dhe ka interesa dhe aspirata më të mëdha.
Top Channel