Senati francez voton kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Kanada (fotot)

21/03/2024 19:08

Senati i Francës ka votuar sot bindshëm për të refuzuar një marrëveshje të tregtisë së lirë mes bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke bashkuar kundërshtarë të majtë e të djathtë të presidentit Emmanuel Macron.

Vota refuzuese vjen teksa marrëveshja tregtare e njohur si CETA ishte vënë në veprim në mënyrë provizore që prej vitit 2017, por kërkon ratifikim nga vendet anëtare të BE për të pasur efekt të plotë.

Franca bëhet vendi i dytë evropian që refuzon marrëveshjen pas Qipros, me qëllim mbrojtjen e produkteve vendase dhe refuzimin e produkteve të modifikuara gjenetikisht që janë më të shumta në Kanada.

Në disa vende të BE ka pasur demonstrata kundër marrëveshjes.

Macron me aleatët e tij centristë kishin arritur të kalonin marrëveshjen në dhomën e ulët të parlamentit në 2019.

Partia komuniste franceze kishte sjellë votën në rend të ditës me qëllim ta refuzonte, sipas tyre me ndihmën e republikanëve të djathtë, shkruan rrjeti vendas AFP.

Duke akuzuar qeverinë se po trajton parlamentin si një  “fshirëse këmbësh”, senatori Fabien Gay dha më gëzim lajmin e disfatës pas votës 211 kundër e 44 pro.

Ministri i tregtisë Franck Riester, dënonte strategjinë e opozitës si “manipulim”, ndërsa shtonte se vota ishte influencuar nga afrimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Franca bëhet vendi i dytë evropian që refuzon marrëveshjen pas Qipros, me qëllim mbrojtjen e produkteve vendase

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA