Raketat ruse shënjestrojnë Kievin/ Plagosen 17 persona, mes tyre fëmijë! Njerëzit strehohen nën tokë

21/03/2024 17:32

Ukraina ka kapur 31 raketa të lëshuara nga Rusia në Kiev gjatë natës, teksa 17 persona, përfshirë fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga mbetjet raketore. 

Ky lajm u bë i ditur nga forcat ajrore të Ukrainës, teksa shtuan se katër prej të plagosurve ndodhen në spital.

Sulmi bëri që presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky të rinovojë thirrjen e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Alarmet u ranë fillimisht në orën 03:00 me kohën lokale me një paralajmërim për një kërcënim rakete balistike. Shpërthimet e para u dëgjuan dy orë më vonë.

Shumë njerëz kaluan orët e para të mëngjesit në bodrume dhe në metro, duke u strehuar nën tokë për siguri.

Sipas Zelenskyt një ditë më parë, pesë persona u vranë në një sulm rus në Kharkiv.

Zyrtarët në rajonin e afërt Sumy thanë se më shumë se 300 njerëz ishin detyruar të largoheshin që nga java e kaluar për shkak të bombardimeve të intensifikuara dhe sulmeve ajrore ruse, dhe të tjerë po evakuoheshin.

Top Channel