Qengj apo viç? Fermeri nuk iu besoi syve kur e peshoi kafshën

21/03/2024 22:51

Në Angli mund të jetë thyer rekord për qengjin më të madh që ka lindur një dele.

Pronari i fermës ka deklaruar se nuk kishte parë asgjë të ngjashme më parë, kur një nga delet e tij lindi një qengj që peshonte 16 kg.

Meilir Jones, nga Powys, tha se kafsha është më shumë se tre herë më e madhe se sa një qengj i zakonshëm, sipas BBC.

Rekordet Botërore Guinness deklaruan se nuk regjistronin peshën e qengjave dhe kështu nuk mund të konfirmonin nëse kafsha kishte thyer ndonjë rekord.

“E pashë që delja ime po vuante dhe vendosa ta ndihmoj që të lindte, por kur e pashë qengjin aq të madh e vendosa në peshore dhe nuk po u besoja syve. Ai ishte 16 kilogram! Nuk po e kuptoja mirë nëse ishte qengj apo viç”, tha Jones.

Top Channel