Putin përfshihet në skandalin e fotos së Kate Middleton, paralajmëron ‘krizë pushteti’ në Britani

21/03/2024 15:42

Rrjetet ruse pro-Putin kanë shpërndarë javës qe shkoi lajmin e rremë se mbreti britanik Charles kishte vdekur, ndërsa kësaj jave politikanët atje shtonin se foto-skandali i princeshës Kate është një “krizë pushteti” në familjen mbretërore.

Mediat britanike shkruajnë se Putin ka protestuar për përfshirjen e Britanisë në zgjedhjet presidenciale në Rusi, prandaj me sa duket i ka thënë diplomatëve britanikë se duhet të shqetësohen për “krizën e pushtetit” që po zien, pas skandalit të fotos së montuar të familjes mbretërore.

P‌utin mori mandatin e pestë në post kësaj jave mes zgjedhjeve të kontestuara prej mungesës së opozitës.

Ai thirri përfaqësuesin britanik në Moskë, Tom Dodd, për t’u ankuar për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje me anë të publikimeve “të papranueshme të propagandës në mediat britanike në lidhje me zgjedhjet”.

Britanikët janë ankuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territoret e aneksuara nga Rusia në Lindje të Ukrainës, për të cilat konsulli britanik në Yekaterinburg, Ameer Kotecha tha: ‌“Ato janë të gjitha pjesë e Ukrainës, mbajtja e zgjedhjeve atje nuk i bën ruse ato territore”.

Ministria e jashtme ruse ishte përgjigjur, sipas rrjetit The Mirror: “Ne theksojmë papranueshmerinë absolute të këtyre aktiviteteve, si një ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë dhe tentativë armiqësore për presion ndaj sistemit elektoral rus”.

Ndërsa më herët zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova foli për foton e familjes mbretërore. Ajo postonte: ‌“Me sa duket të gjitha fotot e mëparshme të familjes mbretërore shin foto-mantazhe, njëlloj siç monton Londra akuzat për krimet e Rusisë, si vrasja e supozuar e Skripal-ëve në Britani”./Fotot – DailyMail.co.uk

Ajoi referohej helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe bijës së tij Yulia në vitin 2018. /TheMirror/

FOTO GALERI
4/5
Maria Zakharova foli për foton e familjes mbretërore. Ajo postonte: “Me sa duket të gjitha fotot e mëparshme të familjes mbretërore shin foto-mantazhe, njëlloj siç monton Londra akuzat për krimet e Rusisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA