Për kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin nuk do të ketë liri.

Edhe Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u liruar nga burgu. Lidhur me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, kushtetuesja konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar, por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit.

Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim.

Kushtetuesja ishte shkalla e fundit ku Beleri dorëzoi këtë kërkesë pasi iu refuzua nga gjykata e posaçme dhe apeli i GJKKO.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme me akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Vendimi sipas mbrojtjes do të apelohet pasi pretendojnë se  gjykata ka zhvilluar një proces të parregullt dhe se i ishte cenuar e drejta për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit  të lirisë.

Top Channel