Transseksuali që ftohej në Shtëpinë e Bardhë nga Kamala Harris akuzohet për seri sulmesh seksuale (fotot)

20/03/2024 21:44

Një transseksual mashkull që u bë i pari të ftohej në Shtëpinë e Bardhë me veshje femërore nga zv. presidentja Kamala Harris është tashmë i akuzuar për një seri abuzimesh e sulmesh seksuale në New York, raportohet nga mediat vendase.

Mashkulli me pseudonimin femëror ‘Shangela’, ishte në qendër të një artikulli të revistës Rolling Stone kësaj jave për abuzime seksuale, rreth një vit pasi u padit për përdhunim.

I akuzuari Darius Jeremy Pierce, tashmë 42 vjeç, ka marrë pjesë në disa paraqitje televizive dhe njihet me zv. presidenten Harris prej vitit 2019, kur pozonin së bashku për foto në Shtëpinë e Bardhë.

Shangela mburrej asokohe se Harris ishte “aleate e fortë” e “familjes LGBTQ,” duke thënë se “jam krenar që ko indiane-amerikane do të kandidojë për presidente me demokratët”.

Ai shkruante më tej: “Unë jam një homoseksual nga Parisi, dhe jam takuar me femrën më të fuqishme të zgjedhur në vend”.

Avokati i Shangela, Andrew Brettler nuki përgjigjej sot pyetjeve të mediave për akuzat e sulmeve seksuale apo lidhjeve të tij me Biden e Harris.

Shangela është akuzuar për sulme seksuale ndaj pesë personave në komunitetin ‘gay’ dhe tentativë përdhunimi kur viktimat ishin tepër të intoksikuar me droga apo alkool për të dhënë pranimin e tyre, shkruan revista Rolling Stone.

Incidentet përfshijnë akuzues nga mosha 18 deri në 23, dhe datojnë prej vitit 2012, kur tashmë 42 vjeçari ‘trans’ ishte bërë i famshëm pas një paraqitjeje në një program ‘TV reality show’.

Në një prej rasteve një djalë akuzonte se Shangela kishte tentuar ta përdhunonte pasi kishin konsumuar alkool në dhomën e hotelit.

Dy akuzues të tjerë thanë se kishin humbur ndjenjat dhe kur erdhën në vete mësuan se ishin përdhunuar nga Shangela dhe një tjetër burrë.

Akuzuesit thanë për revistën Rolling Stone se fillimisht hezitonin të flisnin prej fushatës zyrtare të mbrojtjes ndaj komunitetit gay ose transgjinorë, por kishin marrë guximin pas një dokumentari  ku një punonjës i rrjetit televiziv HBO denoncoi Shangela për përdhunnim vitin e kaluar./RollingStone/

FOTO GALERI
3/5
Shangela mburrej asokohe se Harris ishte “aleate e fortë” e “familjes LGBTQ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA