Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson, në një intervistë ekskluzive për Top Channel, marrë nga Anila Hoxha, ka rrëfyer përshtypjet e para për Tiranën.
Duke kujtuar vizitën e tij të fundit në 2006, ai tregon se i ka lënë përshtypje aeroporti dhe afërsia me kryeqytetit, teksa tregon se më parë kujton se rruga kalonte në toka bujqësore dhe se ishte larg.
Pjesë nga intervista:
Anila Hoxha: Z. Robinson, së pari, faleminderit për këtë intervistë. Ju keni qenë në Shqipëri midis viteve 2004-2006 dhe në këto më pak se 24 orë, si ju duket ky qytet dhe Shqipëria?
Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Përshtypja ime është që është një vend dhe ky është një qytet që ka ndryshuar shumë nga vitet 2004-2006. Dhe mendoj, në masën më të madhe, për mirë. Shoh shumë më tepër biznese, shoh njerëz që dalin për blerje, për të ngrënë. Kanë shumë më tepër zgjedhje dhe opsione. Mendoj se është një qytet dhe një vend që qartësisht ka ecur përpara në mënyrë shumë pozitive. Është shumë e këndshme ta shohësh.
Anila Hoxha: Cila është ajo që ju ka bërë më shumë përshtypje?
Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Sinqerisht, aeroporti i ri; është shumë më afër. Rruga për në qytet ishte e shkëlqyer. Kishte mbikalime e nënkalime që ndihmonin me trafikun. E di që trafiku është ende problem, por pashë një përmirësim të qartë. Kujtoj se kur isha këtu në 2004-ën, rruga për në aeroport kalonte mes fushave bujqësore dhe ishte mjaft larg. Dhe merrte shumë kohë. Aeroporti i ri është modern. Është më afër. Është më mbarë për qytetarët e zakonshëm. Dhe mendoj se është një përmirësim i qartë dhe një shenjë e qartë që vendi po ecën përpara.
Top Channel