Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson, gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për Anila Hoxhën, Top Channel, tha se prokurorët e SPAK kanë mbështetjen dhe ndihmën e SHBA.
Sipas tij, nëse njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime kanë vullnet të bëjnë punën e vështirë, “ne jemi këtu për t’i ndihmuar”.
Pjesë nga intervista:
Anila Hoxha: Ju qëndruat në një takim me Kryeprokurorin e SPAK dhe – për t’iu kthyer sërish njoftimeve nga Ambasada për takimet me njerëzit e drejtësisë – kuptova që mesazhi juaj kryesor ose kishit përçuar një mesazh për kurajo dhe guxim tek njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime. Mund të ndani me ne disa nga këshillat ose mesazhet që iu dhatë prokurorëve të posaçëm të SPAK gjatë këtyre takimeve?
Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Siç e thashë më parë, ne duam që ata ta dinë se kanë mbështetjen tonë. Ne i kuptojmë nevojat e tyre dhe atë që ata duam të marrin nga bashkëpunimi me ne. Ne duam që ata të kuptojnë se ne e dimë që nuk është e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Por, si përfundim, mesazhi është: nëse ata kanë vullnetin të bëjnë punën e vështirë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Dhe nuk është vetëm SPAK-u, janë të gjitha agjencitë e pavarura. Është sistemi gjyqësor.
Është sistemi i burgjeve. E dini, ne duam të punojmë me ministritë, duam të punojmë me ekzekutivin. Ne nuk duam të përjashtojmë askënd. Ne duam të jemi në një marrëdhënie gjithëpërfshirëse në mënyrë që kushdo, nga qytetarët e zakonshëm që përmende me parë, e deri te ministritë dhe institucionet e pavarura, institucionet e drejtësisë, ne duam që të gjithë të punojnë së bashku tani dhe drejt së ardhmes. Ne mendojmë se, e dini, ne duam të falënderojmë këto institucione për punën e tyre në të shkuarën, atë që po bëjnë tani, por më me rëndësi, atë që do të bëjnë në të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një partner më të mirë, për ta bërë Europën një partner më të mirë, dhe si përfundim, për ta bërë aleancën tonë globale më të fortë kundër këtyre kriminelëve të organizuar ndërkombëtarë.
Top Channel