Përplasje te ashpra mes tifozëve në ndeshjen Padova-Catania, finalja e parë e Kupës së Italisë në Serinë C.
Gjatë pushim ka pasur dhunë mes tifozëve dhe për të rikthyer situatën nën kontroll është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.
Gjithçka ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Një grup tifozësh të Catanias arritën të thyenin barrierat, u larguan nga sektori i mysafirëve dhe u drejtuan drejt tribunës ku ishin tifozët e Padovës, duke u përleshur me ta.
Më pas tifozët “pushtuan” fushën me fishekzjarrë, tymuese dhe objekte si stola etj.
Për të ndalur përleshjet dhe për të ndaluar dhunën ndërhynë forcat e policisë. Në fund të përleshjeve, oficerët morën disa tifozë të Catanias për t’i identifikuar.
Pasi u rivendos normaliteti, skuadrat u lejuan të ktheheshin në fushë pas një pezullimi prej një çerek ore për të luajtur pjesën e dytë të ndeshjes në siguri të plotë. /Supersport
Top Channel