Në spektaklin e djeshëm të BBV3 u trajtua një temë mjaft delikate, ku Egla Ceno disa ditë më parë akuzoi një ish-gazetar të Top Albania Radio për ngacmim seksual 25 vite më parë.
Aktorja ka treguar se ky ngacmim ndodhi kur kishte shkuar për të kërkuar punë. Pas kësaj deklarate të Eglës, në rrjet është përfolur emri i Sajmir Kodrës.
Në një lidhje në “Skype” në “Wake Up” vëllai i Eglës Beso është shprehur mbështetës ndaj kauzës të së motrës dhe shprehet do do qëndrojë pranë saj dhe do i shkojë deri në fund kësaj çështje.
Beso Ceno: Unë jam një nga mbështetësit më të mëdhenj të saj. Eglës i pëlqejnë sfidat dhe nuk tërhiqet kurrë, është shumë e zonja në atë që bën. Besoj se po i jep shumë atij programi dhe normalisht, ka krijuar ndjekësit e vetë. Ka dhe njerëz që nuk e pëlqejnë lojën e vetë, por ç’u kuptua po nuk patëm njerëz që na pëlqejnë, nuk do bëheshim kurrë më të mirë.
Blendi Salaj: Ajo ka bërë një akuzë serioze për ngacmim seksual ndaj një personazhi publik siç është Saimir Kodra dhe ai ka kërcënuar me një padi gjyqësore ndaj saj për shpifje. Ti si vëllai i saj kur dëgjon këtë histori, çfarë përpunon, çfarë mendon?
Beso Ceno: Nuk kam qenë në dijeni, pak parë shumë pak video se kam qenë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare, disi tradicionale. Unë i mbështes shumë çështjet apo kauzat e femrave sepse jam rritur me Eglën që i vogël. Unë i hipja autobusit 12 vjeç dhe shkoja e shpenzoja shumë kohë në Tiranë tek ajo. Nuk di të them shumë dhe nuk doja t’i përgjigjesha sepse këto janë gjëra që duhet të kesh informacione më parë, por gjithsesi ajo ka përkrahjen time, me rastin e parë që mund të kem mundësi patjetër që do jem pas krahëve të saj dhe pse jo t’i shkojmë deri në fund dhe këto janë gjëra serioze, nuk janë vetëm gjëra që prekin vetëm shoqërinë tonë në Shqipëri, por në mbarë botë.
Top Channel