Sekuestrohen 260 kg kokainë në Slloveni/ Arrestohet një shqiptar dhe një brazilian, droga e fshehur në anijen me sojë
19/03/2024 17:41
Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, 260 kilogramë, në portin e Koperit pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta, ku dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.
Sipas medias së huaj, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Top Channel