Rrënojat e qytetit të lashtë që mund të rilidhin ndarjet mes Turqisë e Armenisë (fotot)

19/03/2024 19:38

Rrënojat e qytetit Ani qëndrojnë në një prej kufijve më delikatë të botës, dhe një urë thuajse e shembur aty simbolizon marredhëniet aktuale mes Turqisë e Armenisë, shkruan rrjeti AFP.

Dikur kryeqytet i mbretërisë mesjetare armeve, qyteti u mor nga turqit në shekullin e 11-të.

Por Ani mbetet një referencë e rëndësishme për të dyja palët ndërsa historianët shpresojnë që kjo të shërbejë për riparimin e lidhjeve mes vendeve.

“Ne nuk kemi marrëdhënie negative me Armeninë” thotë kreu i arkeologëve turkë Gonca Pabuccu, teksa gërmojnë mes rrenojave.

Kolegu i tij, shkrimtari Vedat Akcayoz tregon urën e shembur të shekullit të 10-të mbi lumin Arpacay që shënon dhe kufirin e mbyllur mes Turqisë e Armenisë.

“Si mendoni, peshqit poshtë kësaj ure janë turq apo armenë?” pyet ai me shaka.

Qyteti besohet se u mor nga turqit Seljuk në vitin in 1064, dhe sulltani tyre Alparslan investoi shumë ndërtime në të.

Por bastisjet mongole dhe më pas një tërmet besohet se sollën shkatërrimin e Ani.

Turqia e Armenia nuk kanë marrëdhënie formale por pas vendosjes së armëpushimit mes Armenisë e Azerbaixhanit janë shtuar shpresat për bisedime.

Rrënojat në Ani kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për t’i vizituar ato kërkohej leje ushtarake.

Por tashmë autoritetet turke kërkojnë të promovojnë bukurinë e tij të frikshme si dhe qytetin më të afërt me të Kars, i cili kishte një popullatë të gjerë armene deri në vitin 1915.

FOTO GALERI
3/9
Kolegu i tij, shkrimtari Vedat Akcayoz tregon urën e shembur të shekullit të 10-të mbi lumin Arpacay që shënon dhe kufirin e mbyllur mes Turqisë e Armenisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA