26/11 23:02
Çështja e Acerbit ku lojtari i Interit akuzohet se ka ofenduar me fyerje racore lojtarin e Napolit Juan Jesus po bën bujë në Itali.
Pas përjashtimit nga skuadra kombëtare italiane duke u lënë jashtë grumbullimit për ndeshjet para “Euro 2024”, Acerbi është takuar me drejtuesit e klubit të Interit.
Bëhet me dije se futbollisti u ka qëndruar deklaratave fillestare të tij duke u thënë drejtuesve të Inter se nuk ka përdorur fraza raciste ndaj Juan Jesus.
Ndërsa futbollisti i Napolit tha se Acerbi e kishte fyer me frazat raciste si: “Je thjesht një zezak”.
Çështja pritet të sqarohet në javët në vijim, ku organet kompetente në Itali pasi të shqyrtojnë rastin, do të dalin në një konkluzion.
Top Channel