(FOTO/VIDEO) Pa këmbë dhe pa duar, ylli i pornos pozon pranë veteranëve të luftës në Ukrainë! Kërkon t’i ndihmojë me…

19/03/2024 11:12

Ylli ukrainas i pornos Yulia Senyuk ka marrë pjesë në një sesion fotosh me veteranët e luftës në Ukrainë, të cilët kanë humbur gjymtyrët.

Këto foto do shërbejnë për kalendarin që ajo po krijon për të mbledhur para për rehabilitimin dhe sigurimin e protezave për burrat që u plagosën rëndë në luftën me Rusinë.

28-vjeçarja Senyuk, e cila njihet në botën e filmave për të rritur si Josephine Jackson , ka postuar në Instagram foto dhe video që u realizuan në një teatër në Ukrainë. Seniuk kishte veshur një fustan të jeshil mahnitës për këtë rast, ndërsa 12 ushtarët e zgjedhur për kalendarin kishin veshur smoking. “Ky transformim i tyre tregon një anë tjetër të tyre për të theksuar se sa zotërinj të pashëm janë dhe për të rritur besimin e tyre”, tha ylli 28-vjeçar i pornos për revistën ukrainase Obozrevatel. “Këto janë ndjenjat që duhet t’u përcjellim, jo ​​trishtim dhe lot”, u shpreh ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Josephine Jackson (@ta.sama.backup)

Kjo nismë e Seniuk u komentua pozitivisht nga shumë njerëz dhe me shumë kuriozitet e pyesnin se kur do publikohej kalendari për ta blerë atë.

Ylli i pornos në profilin e saj në Instagram , përveç postimeve seksi, shpreh mbështetjen për vendin e saj, pasi është fotografuar edhe me ushtarë me flamurin ukrainas.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Josephine Jackson (@ta.sama.backup)

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA