Dy oficerë policie ishin mes gjashtë të vdekurve në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Spanjë kur një kamion jashtë kontrolli u përplas me një pikë kontrolli të policisë në autostradën AP4 pranë qytetit të Los Palacios.
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë në aksidentin e tmerrshëm dhe disa të tjerë janë plagosur, mes të cilëve tre oficerë policie.
Katër viktimat e tjera përshkruheshin si civilë që po qëndronin në vendndodhje, të cilët u shtypën nga kamioni jashtë kontrolli.
Ende nuk është e qartë nëse drejtuesi mjetit është arrestuar apo si ndodhi humbja e kontrollit të mjetit.
Policët e vdekur i përkisnin Gardës Civile, një zëdhënës i së cilës tha: “Të paktën dy anëtarë të Gardës kanë humbur jetën në një aksident gjatë një ndalese policie në autostradë.
Shoferi i kamionit i mbijetoi aksidentit dhe raportohet se rezultoi negativ për alkool e droga, ndërsa burimet thonin se aksidenti mund ta kihste origjinën te një humbje e vëmendjes në timon, ose përgjumje.
Të tjera raportime të pakonfirmuara në Spanjë thonin se shoferi kishte goditur qëllimisht pikën e kontrollit të policisë dhe efektivët.
Shoqata e Gardës Civile konfirmonte vdekjet e dy oficerëve dhe tre të tjerëve të plagosur.
“I urojmë tre oficerëve që po rekuperohen në spital shërim të shpejtë”, shkruanin autoritetet, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Top Channel