Momente kaosi dhe dhune u panë pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahçes që u fitua nga këta të fundit me shifrat 2-3.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Miçi Batshuayi shënoi golin e fitores, që duket se solli dhe tensionin.
Futbollistët e Fenerbahçes festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi që tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën, duke sulmuar futbollistët dhe stafin kundërshtar.
Tifozët e Trabzonspor, sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit. Edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndalur drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakoviç dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Pamje me të vërtet të shëmtuara.
Trabzonspor-Fenerbahçe maçının ardından yaşananlar. (61saat) pic.twitter.com/DoAC9d5usR
— FutSmart (@futsmart_tvv) March 17, 2024
Top Channel