Votues të guximshëm rusë kanë vandalizuar, djegur ose mbushur me bojë kuti votimi në qendrat elektorale, duke refuzuar të mbështesin Putin apo politikat e tij.
Një seri protestash kundër manipulimit të zgjedhjeve në favor të Vladimir Putin janë shënuar në qytete të ndryshme që prej nisjes së votimit të premten.
Një video tregonte një grua që vuri zjarrin kutisë së votimit në Moskë para se ta regjistronte pamjen me celularin e saj, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Mediat vendase thonin se gruaja ishte ndaluar por episode të ngjashme vandalizmi u shëruan në të gjithë vendin.
Pesë njerëz në katër rajone të Rusisë kanë hedhur bojë brenda kutive të votimit duke bërë të palexueshme fletët që ishin në to, dhe një tjetër u ndalua për lëshim fishekzjarrësh në pikën e votimit.
Russian presidential elections: a woman tries to set ballot box on fire in the town of Kogalym, in the Urals.
She has been detained.
📹: Social media pic.twitter.com/2xDcZTbRgu
— Novaya Gazeta Europe (@novayagazeta_en) March 15, 2024
Vladimir Putin kandidon thuajse i pasfiduar për mandatin e gjashtë në post teksa shumica e sfiduesve legjitimë janë ose në burg, ose ne ekzil ose të vdekur si disidenti më i fundit Alexei Navalny.
Policia tha se ka ndaluar tetë persona për akte vandalizmi, pa thënë nëse ato drejtoheshin kundër Vladimir Putin, ndërsa mediat shtetërore thonin se votimi “vijonte normalisht”.
Në territorin e aneksuar të Skadovsk, një mjet i improvizuar eksploziv shpërtheu në një kosh mbeturinash pranë pikës së votimit, pa shkaktuar dëme të mëdha apo plagosje.
Një nga episodet e sabotimit me bojë brenda kutisë së votimit, ishte regjistruar nga kamerat ku gruaja shihet që lëshon ngjyruesin e fortë brenda kutisë duke shkatërruar fletët brenda saj.
Rrjeti vendas Siren tha se qendrat e votimit kishin përdorur me pas bojë të padukshme për të riparuar fletët e votimit duke i ngrohur ato.
Disa qytetarë rusë ishin detyruar të votonin dhe nga shtrati i spitalit për të shtuar numrat e mbështetjes së rreme për Vladimir Putin.
Në të tjera imazhe një çift i sapo martuar shihej të vinte për të votuar, në një reklamë të vrazhdë për pushtetin dhe politikat e tij luftënxitëse.
Votuesit hodhën fletët e tyre prej të premtes deri të dielën në të gjitha 11 zonat kohore të Rusisë, ashtu si dhe në rajonet e ankesuara rusofone në lindje të Ukrainës./DailyMail//
Top Channel