Policia arreston ‘profetin’ apostolik dhe shpëton mbi 200 të mitur nga impjanti (fotot)

16/03/2024 16:49

Një burrë që pretendonte se ishte profet është arrestuar bashkë me shtatë ndihmësa të tij për një seri veprash kriminale në lidhje me rreth 250 fëmijët e besimtarëve që jetonin në impjantin e tij.

Policia në Zimbabve tha se burri që pretendonte se ishte profet apostolik mbanë në impjantin e tij më shumë se 200 fëmijë që përdoreshin si krah pune pa pagesë, ndërsa 16 varre të paregjistruar gjithashtu u zbuluan aty.

Zëdhënësi i policisë Paul Nyathi tha se 56 vjeçari i vetëshpallur profet Ishmael Chokurongerwa, drejtonte në sekt me rreth 1,000 anëtarë, në fermën e tij 34km larg kryeqytetit Harare, ku mbaheshin dhe fëmijë përveç besimtarëve të tjerë.

Fëmijët përdoreshin për të kryer “aktivitete të ndryshme për sektin,” ndërsa vetëm një numër i vogël prej tyre kishin çertifikata lindjeje.

“Fëmijët nuk merrnin pjesë në arsimin formal dhe përdoreshin si krah i lirë pune, në këmbim atyre u mësoheshin aftësi mbijetese,” shtoi Nyathi.

Gazeta shtetërore vendase H-Metro, e cila shoqëronte policinë gjatë bastisjes së impjantit të sektit, tregonte policinë që debatonte me femra me veshje të bardha e mbulesa koke, të cilat kërkonin kthimin e fëmijëve të tyre, që ishin marrë në furgonët e policisë.

“Përse na i merrni fëmijët? Ne jemi mirë këtu, nuk kemi asnjë problem”, thërriste një prej grave sipas një videoje të postuar në rrjetin X.

Një tjetër gazetë shkruante se policia e armatosur rëndë, e pajisur me qen dhe gaz lotsjellës, kreu një “bastisje spektakolare” ndaj impjantit tempull, të cilin besimtarët e quanin “toka e premtuar”.

Janë disa grupe të tilla apostlike me besime tradicionale që ekzistojnë në bendin besimtar të Afrikës jugore.

Unicef thotë se ky grup fetar ka rreth 2.5 milionë ndjekës në Zimbabve, popullsia e të cilës është rreth 15 milionë.

Shumë prej tyre bashkohen në grupe të tilla për të shmangur arsimin zyrtar të fëmijëve apo mjekimin e zakonshëm, në favor të shërimit me anë të besimit dhe kurave tradicionale.

Disa prej grupeve i lejojnë anëtarët dhe fëmijët e tyre të ndjekin shkollat shtetërore, si rezultat i një fushate sensibilizimi nga qeveria dhe organizatat jo-qeveritare./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3
Janë disa grupe të tilla apostlike me besime tradicionale që ekzistojnë në bendin besimtar të Afrikës jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA