Një pasagjer në bordin e avionit të linjave Alaska Airlines që thuajse u thith jashtë mjetit të thyer, po padit për 1 miliardë dollarë.
Në incidentin e janarit, avioni Boeing 737 Max 9 u detyrua të bëjë ulje emergjence pasi një prej dritareve dhe një copë e trupit pranë saj shpërthyen pak pas ngritjes.
Avioni i ngritur nga aeroporti i Portland në Oregon, SHBA fluturonte drejt Kalifornisë por disa minuta pas ngritjes goditi katastrofa.
Një mbulesë e një dere rezervë u këput dhe presioni ajrit shpërtheu një copë të gjerë të trupit të mjetit.
Pasagjeri Cuong Tran ishte ulur në sediljen pranë mbulesës së thyer me incindetin që i shpalosej para syve. Rënia e shpejtë e presioni në kabinë i mori atij jashtë celularin, këpucët e çorapet, sipas raportimeve, por ai vetë u shpëtua nga rripi i sigurimit.
Ai thotë se eksperienca ishte traumatizuese.
“Mua ishte duke më zënë gjumi me celularin në dorë teksa kapiteni njoftonte se ishin në lartësinë 3000 metra”, tha ai për rrjetin Los Angeles Times.
“Por pas një momenti, dëgjova një fishkëllimë të fortë dhe erën që nisi të frynte. Një vrimë të madhe pashë në murin e avionit para meje që thithte gjithçka gjente”.
Hetimet mbi incidentin thanë se disa bulona lidhës mungonin në kanatën e papërdorur.
Tashmë Tran dhe gjashtë pasagjerë të tjerë po padisin linjat Alaska Airlines, prodhuesit e avionit Boeing dhe mirëmbajtësit Spirit Aerosystems.
Më shumë se 30 pasagjerë të avionit kanë ngritur padi disa prej të cilëve kërkojnë deri në 1 miliardë dollarë dëmshpërblim.
Ari Friedman, një nga avokatët e pasagjerëve tha: “Mund ta shikojmë dhe si defekt produktesh apo dhe neglizhencë të kompanisë që i bien shkurt për shërbimet, në kurriz të publikut që udhëton”.
Rrjeti NBC News, tha se Boeing e Alaska Airlines mohojnë përgjegjësinë dhe dëmet, duke thënë se nuk janë përgjegjëse pasi është detyrë e mirëmbajtjes.
Kohët e fundit janë regjistruar në media disa denoncime dhe padi kundër grupit Boeing, që më parë ka qenë prodhuesi më i fuqishëm i mjeteve ajrore në SHBA.
Top Channel