Gjashtëmbëdhjetë ushtarë të vrarë në konfliktin mes komuniteteve në Nigeri (fotot)

16/03/2024 18:17

Ushtarët ishin dërguar për të ndaluar konfliktet mes dy komuniteteve në rajonin jugor Bomadi.

Zëdhënës të ushtrisë nigeriane thanë se efektivët e batalionit 181 ishin dislokuar në rajonin Bomadi për të shuar një konflikt në komunitetin Okuoma ndërsa ishin vrarë me armë natën e të enjtes.

Gjeneral Tukur Gusau tha sot në një deklaratë: “Grupi përforcues dhe komandanti i tyre gjithashtu u sulmuan. Kjo solli vdekjen e komandantit, dy majorëve, një kapiteni dhe 12 ushtarëve”.

Ai nuk dha me shume detaje por shtoi se është urdhëruar një hetim dhe arrestim i autorëve të tragjedisë.

“Deri aktualisht janë bërë disa arrestime dhe po merren hapa për zbulimin e motiveve të sulmit”, shtoi Gusau.

Në shtetin nigerian Delta ka pasur disa përplasje vrasëse për tokat apo kompensimet për ndotjet e vendit nga kompanitë e huaja të naftës që operojnë në disa  komunitete.

Nuk është i qartë motivi i sulmit të rëndë të së enjtes por në rajone të ndryshme të Nigerisë ka grupe aktive të armatosura që akuzojnë forcat qeveritare për abuzime.

Përveç çështjeve të kompanive ndërkombëtare të naftës në vend, tensione të ashpra janë regjistruar për tokën mes fermerëve nomadë dhe atyre indigjenë vendas, që përkeqësohen nga gjendja e vështirë ekonomike.

FOTO GALERI
1/3
Zëdhënës të ushtrisë nigeriane thanë se efektivët e batalionit 181 ishin dislokuar në rajonin Bomadi ne shtetin Delta, për të shuar një konflikt në komunitetin Okuoma ndërsa ishin vrarë me armë natën e të enjtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA