Maklena Nika proteston përmes letërsisë! “Rozë antraciti”, një roman për revolucionet që ndodhin në heshtje Gëzim Kame rikthehet në Teatër, me premierën absolute të shfaqjes Biznesmeni prej 22 marsin në skenën e ArTurbina.
Vepra e shkruar nga Viktor Zhusti ka në qendër gjyqin e supozuar të një biznesmeni, duke i bërë skanerin biznesit shqiptar ndër vite.
Një shfaqe që ve përballë traditën me të renë, që nga kasti e deri tek koncepti. Regjisori thekson se kjo ndarje mes brezash në vendin tonë është shumë e theksuar. Interpretojnë Genti Kame, Viktor Zhusti, Ahmet Pasha, Myzafer Zifla, Gent Ferra, Nada Saliasi dhe Igli Zarka.
Regjisori Kame theksoi edhe njëherë rëndësinë e një skene të mirëfilltë të Teatrit Kombëtar dhe domosdoshmërinë e teatrove private, të cilat janë inekzistentë. Nga ana tjetër teatri privat Kame ka një mbi një vit që është mbyllur për shkak të vështirësive financiare.
Top Channel