Është ekzekutuar sot në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë ish-drejtori i burgjeve, Gentjan Bejtja.
Në këtë atentat që rezulton të jetë i katërti që bëhej ndaj tij, autorët dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të Bejtjas me breshëri automatiku.
Menjëherë pasi e kanë lënë të vdekur, ata dyshohet se janë larguar me shpejtësi me një fuoristradë të bardhë, të cilën e kanë djegur më pas në një fshat pranë Larushkës, në Fushë-Krujë.
Në momentin e atentatit, sipas gazetares Dorjana Bezat, e pranishme ndodhej vetëm bashkëshortja e tij, e cila ka qenë në ambientet e brendshme, ndërsa fëmijët e çiftit jetonin në Tiranë me gjyshërit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel