Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15 në hyrje të qytetit të Koplikut.

Makina e cila drejtohej L. G., 75 vjeç përplasi Q. S., rreth 68 vjeç, i cili po ecte në këmbë. Ai është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel