Një vrasës serial në Francë mësohet se kishte paturpësinë për të marrë pjesë në një konkurs të njohur televiziv, teksa policia e kërkonte për akte të rënda vrasjeje e përdhunimi.
Francois Verove ishte shfaqur si konkurrent në ‘quiz-in’ e njohur francez ‘Tout le monde veut pendre sa place’ (Të gjithë duan ta zënë atë vend) në 2019, teksa qeshte e bënte shaka me prezantuesin duke iu përgjigjur pyetjeve të njohurive të përgjithshme, shkruan rrjeti Times.
Vrasësi Verove dukej i relaksuar teksa bisedonte me prezantuesin Nagui Fam madje mori dhe duartrokitje nga audienca në studio.
Por ish-polici nuk ishte qytetari i zakonshëm që donte të dukej, pasi i largohej autoriteteve prej shumë vitesh për krimet e tij në jug të Francës.
E vërteta e shëmtuar e 59 vjeçarit u mësua vetëm pas vetëvrasjes së tij në 2021 kur policia e bëri të dyshuar për 31 përdhunime e vrasje në Paris.
Policia kishte publikuar një skec që i ngjante shumë kriminelit dhe kishte sinjalizuar se autori mund të ishte një oficer policie.
Mes krimeve të tij në një periudhë 10-vjecare deri në 1994, Verove ka përdhunuar dhe vrarë një adoleshente të quajtur Cecile Bloch, në Paris, ka vrarë teknikun e aviacionit Gilles Politi, 38 vjeçar, si dhe 20 vjeçaren gjermane Irmgard Müller, thane prokuroret.
Ai besohet se ka mbytur për vdekje një çift në zonën qendrore Marais të Parisit në 1987.
Verove, ish-anëtar i xhandarmërisë që më pas u bë oficer policie, e më pas kësilltar bashkiak në jug të Francës.
Pas hetimeve të gjera mbi krimet, në shtator 2021 atij iu dërgua thirrja për të dëshmuar por pak më vonë u shpall i zhdukur nga bashkëshortja dhe fëmijët.
Ai vrau veten në një apartament të marrë me qera në fshatin mesdhetar Grau-du-Roi, ku në një letër për gruan e tij pranonte krimet.
Mes të tjerash në letër thuhej: “Kishte kohë kur duhet të vrisja dikë prej impulsit, por tani i kam vënë nën kontroll.”
Verove nuk detajonte motivet apo rrethanat e vrasjeve por shkruante se nuk kishte kryer krime pas vitit 1997, thanë prokurorët.
Familjarët e të ndjerës Cecile, falënderonin policinë për punën por thonin se ishte “e dhimbshme që krimineli i mori sekretet me vete”.
E përditshmja Le Parisien, shkruan se Verove dyshohet për një tjetër vrasje pranë Parisit, të 19-vjeçares Karine Leroy, në 1994.
E veja e tij që nuk është emëruar publikisht, ka thënë se nuk e dinte për jetën e dyfishtë të bashkëshortit./DailyMail/
Top Channel