Pronari mjetit tha se një grup prej 15-20 piratësh kishin marrë kontrollin e anijes, ‘duke qëlluar me armë e duke marrë peng ekuipazhin’.
Anija MV Abdullah me origjinë nga Bangladeshi, ka 23 njerëz si ekuipazh ne bord dhe transportonte 55,000 ton qymyr, kur u sulmua nga piratët, ndërsa tashmë raportohet se është duke lundruar drejt Somalisë, sipas urdhrave të tyre.
Transportuesja e mallrave po lundronte nga Mozambiku drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe raportohet se u sulmua 600 milje detare larg brigjeve të Somalisë, njoftonte agjencia e sigurisë detare Ambrey.
Informacionet për zhvillimin janë të pakta por kohët e fundit një seri sulmesh të ngjashme piratësh oportunistë kanë ndodhur në këtë rajon, dhe disa anije ushtarake patrulluese janë dislokuar nga fuqitë perëndimore.
Transportuesja e sulmuar, ‘Kabir Steel Re-Rolling Mills’ kishte dërguar një mesazh audio nga një prej anëtarëve të ekuipazhit të mbajtur peng, i cili tha se sulmuesit kishin ardhur me dy barka.
Ai shtonte se ekuipazhi nuk është lënduar, ndërsa shtonte se priste një përgjigje.
Pamje dhe mesazhe ku kërkohej ndihmë ishin dërguar nga ekuipazhi, një prej të cilëve ankohej se “ata janë të armatosur”, sipas të përditshmes Daily Somalia.
Top Channel