Nën masa të forta sigurie kanë dalë sot para trupit gjykues dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19- vjeçarit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20-vjeçar Olti Serjanaj i cili ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Dy autoret Florjan dhe Klajdi Muka (djem xhaxhallarësh) do të njihen sot me masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “vrasjes në bashkëpunim “dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Trupi gjykues është i përbërë nga gjyqtar Noel Veizi , prokuror Petrit Vukaj dhe avokat i te miturit Ervis Goxhaj.

Ngjarja e rënde ka ndodhur 3 ditë më parë në qendër të qytetit të Fierit teksa pas një konflikti për motive të dobëta Florian Muka ka goditur me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20-vjeçar Olti Serjanaj. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë 19-vjeçari Grei Bihuci. Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar për një thikë mes disa personash.

Sherri ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes kur të dyja palët e përfshira në konflikt janë takuar për të sqaruar dhe për t’u pajtuar, por në momentin e takimit janë përfshirë përsëri në konflikt duke shkuar deri në përdorimin e thikës qe dispononte Florian Muka. Sipas dosjes hetimore viktima nuk është përfshirë në konfliktet e mëparshme por është ndodhur i pranishëm në ditën e ngjarjes duke mbetur edhe viktimë.

Top Channel