Aksident te Kepi i Rodonit në Durrës/ 52-vjeçari që lëvizte me një motor me katër rrota rrëzohet për vdekje, shpëton bashkëshortja
Një shqiptar në Itali ka përplasur me makinë partneren, pasi nuk kishte pranuar dot ndarjen nga ajo.
Kanë qenë kamerat e sigurisë, të shpërndara nga mediat italiane, të cilët kanë filmuar momentin kur shqiptari 50-vjeçar ka ecur me shpejtësi me makinën e tij.
Më pas ka përplasur 41-vjeçaren, në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, teksa autori me profesion zdrukthëtar, pa precedentë penalë, tentoi të shtypte ish-partneren tij.
50-vjeçari ka përplasur lulet që ndodheshin në rrugë, teksa ka shpëtuar pa u përplasur rëndë objektivi.
41-vjeçarja, po ashtu nga Shqipëria, u ul në tokë, ndërsa 50-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.
Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar shqiptarin. Pas kësaj ngjarjeje ajo u dërgua në spital.
Ata të dy kishin qenë në një lidhje dashurie, teksa një javë më parë ishin ndarë.
Kjo ndarje e përjetuar keq nga ai, ka bërë që fillimisht të shkojë në shtëpinë e 41-vjeçares, më pas i ka kërkuar të ngjitet në makinën e tij.
Refuzimi i saj ka bërë që ai ta përndjekë dhe më pas e ka përplasur.
Top Channel