Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pas kërkesës së SPAK me urdhër të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion Berberi është arrestuar së bashku me tre të tjerë.

Mësohet se çështja për të cilën po e heton SPAK nuk ka lidhje me procedurat e punës në ARRSH, por me një çështje të tij, pasi ka shitur kompaninë para se të bëhej këshilltar në MIE.

Mësohet se Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëndësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA