Një aksident me vdekje ka ndodhur në Gjepalaj të Shijakut këtë mëngjes.

Nga të dhënat e para, viktima ka qenë një këmbësore dhe është goditur nga një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar.

Viktima është një grua 76-vjeçare ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel