Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se Hysen Meta e ka siguruar vetë armën e krimit për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta.

Në ditët e sotme, nuk ësht e vështirë të gjesh një armë, theksoi ai, nisur edhe nga zbulimi i disa bazave ditët e fundit.

“Për ngjarjen e rëndë në Shën Vlash, armën e ka siguruar Hyseni, është arma e djalit, nuk është e babait, Pëllumb Metës, si e siguroi armën ky person? Nuk është se kishte ndonjë ekonomi, madje kur ishte kthyer nga jashtë nuk kishte të ardhura, kishte konflikt me babanë, si i gjeti paratë për të marrë një armë zjarri, e ka siguruar fare lehtësisht. Këto arrijnë në ngjarje të rënda dhe makabër, prandaj duhet të merren me seriozitet nga policia”, tha gazetari.

Top Channel