Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Mediat italiane njoftonin se autoritetet dyshojnë se një inxhinier i vrarë me armë në Napoli, është ekzekutuar nga ‘mafia e lartë’ pasi kishte denoncuar sistemin e korrupsionit dhe pastrimit të parave me ndërtimet.
66 vjeçari Salvatore Coppola, u qëllua për vdekje mbrëmjen e të martës në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduçio.
Viktima besohet se kishte lidhje të mëparshme me botën e gangsterëve të klanit Mazzarella, por duket se kishte ndryshuar anë dhe kishte shkelur kodin e heshtjes që ruhet mes anëtarëve të Camorra.
Ai kishte nisur të bashkëpunonte me sistemin e drejtësisë dhe policia beson se kjo është arsyeja që humbi jetën.
Coppola u zu në pritë më 12 mars dhe u gjet më vonë nga policia në një pellg gjaku. Zyrtarët thanë se ekzekutimi mbanë shenjat e një akti të Camorra-s.
Rrjeti vendas TODAY tha se Coppola kishte mbrojtje nga policia teksa bashkëpunonte prej vitesh me drejtësinë.
Por në vitin 2009, ai u përfshi në një operacion të gjerë financiar që hodhi dritë mbi spekulimet dhe abuzimet në sektorin e ndërtimit, kryesisht në zonën lindore të Napolit.
Ajo që konsiderohet si zona e vjetër industriale e qytetit, është përfshirë nga një valë ndërtimesh e zhvillimi me investime gjigante me origjinë të dyshimtë.
Copolla ka zbuluar gjatë bashkëpunimit me autoritetet sesi sistemi kriminal realizonte lidhjet e tij dhe financohej me anë të gjobave ndaj bizneseve, shkruan e përditshmja Corriere Del Mezzogiorno.
Sipas raportimeve, në sektorin e ndërtimit mafia sigurohet që “asnjë tullë të mos vendoset pa paguar sistemin.”
Ai zbuloi origjinën e informacionit, interesat ekonomike të lidhura me investimet, si dhe korrupsionin e lidhjet me politikën.
Disa zyrtarë tët tjerë kanë punuar me Coppola për ekspozimin e skemave, që rrjedhimisht sollën vdekjen e inxhinierit.
Zyrtarët thanë se po hetojnë vdekjen.
Camorra njihet si një nga organizatat kriminale më të vjetra në Itali me bazë në rajonin Campania, ku përfshihet dhe qyteti i Napolit./DailyMail/
Top Channel