‘Camorra’ ekzekuton inxhinierin që ekspozoi korrupsionin me ndërtimet në Napoli (fotot)

13/03/2024 16:35

Mediat italiane njoftonin se autoritetet dyshojnë se një inxhinier i vrarë me armë në Napoli, është ekzekutuar nga ‘mafia e lartë’ pasi kishte denoncuar sistemin e korrupsionit dhe pastrimit të parave me ndërtimet.

66 vjeçari Salvatore Coppola, u qëllua për vdekje mbrëmjen e të martës në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduçio.

Viktima besohet se kishte lidhje të mëparshme me botën e gangsterëve të klanit Mazzarella, por duket se kishte ndryshuar anë dhe kishte shkelur kodin e heshtjes që ruhet mes anëtarëve të Camorra.

Ai kishte nisur të bashkëpunonte me sistemin e drejtësisë dhe policia beson se kjo është arsyeja që humbi jetën.

Coppola u zu në pritë më 12 mars dhe u gjet më vonë nga policia në një pellg gjaku. Zyrtarët thanë se ekzekutimi mbanë shenjat e një akti të Camorra-s.

Rrjeti vendas TODAY tha se Coppola kishte mbrojtje nga policia teksa bashkëpunonte prej vitesh me drejtësinë.

Por në vitin 2009, ai u përfshi në një operacion të gjerë financiar që hodhi dritë mbi spekulimet dhe abuzimet në sektorin e ndërtimit, kryesisht në zonën lindore të Napolit.

Ajo që konsiderohet si zona e vjetër industriale e qytetit, është përfshirë nga një valë ndërtimesh e zhvillimi me investime gjigante me origjinë të dyshimtë.

Copolla ka zbuluar gjatë bashkëpunimit me autoritetet sesi sistemi kriminal realizonte lidhjet e tij dhe financohej me anë të gjobave ndaj bizneseve, shkruan e përditshmja Corriere Del Mezzogiorno.

Sipas raportimeve, në sektorin e ndërtimit mafia sigurohet që “asnjë tullë të mos vendoset pa paguar sistemin.”

Ai zbuloi origjinën e informacionit, interesat ekonomike të lidhura me investimet, si dhe korrupsionin e lidhjet me politikën.

Disa zyrtarë tët tjerë kanë punuar me Coppola për ekspozimin e skemave, që rrjedhimisht sollën vdekjen e inxhinierit.

Zyrtarët thanë se po hetojnë vdekjen.

Camorra njihet si një nga organizatat kriminale më të vjetra në Itali  me bazë në rajonin Campania, ku përfshihet dhe qyteti i Napolit./DailyMail/

FOTO GALERI
2/3
Coppola supozohej te kishte mbrojtje nga policia teksa bashkëpunonte prej vitesh me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA