Vdekja e yllit të pornos merr përmasa thrilleri! Dyshohet se është vrarë gjatë një…

12/03/2024 11:38

Rasti i vdekjes së 26-vjeçares pornografike Sofia Leone, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj më 1 mars, duket se po merr përmasa thrilleri.

Vdekja e Leones po hetohet si një grabitje dhe vrasje, sipas kompanisë që e përfaqësonte atë në industrinë e seksit.

“Për të qenë të qartë, vdekja e Sofjes po hetohet si një rast i grabitjes dhe vrasjes”, tha kompania 101 Modeling në një postim në X. Njëkohësisht, siç raportohet nga miqtë dhe e 26-vjeçares, familjarët e saj apelojnë për drejtësi në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj.

Siç raporton US Sun, që në momentin e parë departamenti i policisë së Albuquerque që ka marrë përsipër rastin, i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së yllit të pornos.

Sipas Daily Mail, aktorja latine e filloi karrierën e saj para se të mbushte 20 vjeç dhe pasuria e saj vlerësohet të kalojë një milion dollarë. Leone u “zbulua” nga një agjent teksa merrte pjesë në një festival muzikor në  Miami. Pasi bëri disa kërkime të saja, ajo vendosi të hynte në industrinë e filmit për të rritur.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA