Replika mes Indisë e Kinës pas vizitës së Modi në krahinën e kontestuar kufitare (fotot)

12/03/2024 16:27

Vizita e kryeministrit Modi në krahinën Arunachal Pradesh ka zemëruar Kinën që e pretendon rajonin si pjesë e Tibetit të Jugut.

Modi është duke kryer një turne të shteteve e territoreve indiane para zgjedhjeve të përgjithshme, ndersa ishte në Arunachal Pradesh më 9 mars për të inauguruar një projekt madhor infrastrukture.

Shteti lindor indian Arunachal Pradesh ndan kufirin me Kinën, e cila kundërshtoi prezencën e kryeministrit indian në rajon.

Ministria e jashtme indiane u kundërpërgjigj duke thënë se kundërshtimet e Kinës “nuk kanë logjikë”.

“Liderët e Indisë vizitojnë herë pas here Arunachal Pradesh ashtu siç vizitojnë shtete të tjera të Indisë. Kundërshtimet e vizitave të tilla për projektet e ndërtuara nuk kanë logjikë”, tha  zëdhënësi indian Randhir Jaisëal.

Komentet e tij erdhën pasi zëdhënësi i minsitrisë së jashtme indiane Wang Wenbin tha në një deklaratë: “Qeveria kineze nuk e ka njohur ndonjëherë ‘Arunachal Pradesh’ dhe kundërshton vizitën e liderit indian në anën lindore të kufirit Kinë-Indi”.

“Çështja e kufirit Kinë-Indi nuk është zgjidhur ende dhe India nuk ka të drejtë të ndërtojë e të zhvillojë në zonën Zangnan. Veprime të tilla trazojnë cështjen kufitare mes vendeve”.


Modi ishte në fundjavë në rajon për të inauguruar një tunel në lartësinë 4000m me kosto rreth 80 milionë dollarë, projekt i vlerësuar për lidhjen e zonave të banuara mes rajonit Tawang.

Zyrtarët thanë se infrastruktura e re “sjell jo vetëm transport më të shpejtë në rajon, por është me rëndësi strategjjike për vendin”.

Kufiri i njohur mes dy vendeve si “Linja Aktuale e Kontrollit” është i përcaktuar përafërsisht në një gjatësi prej 3,500km që kalon mes maleve, lumenjve e luginave.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA