Konkursi i Gjuhës Shqipe/ Garojnë në rang vendi 11.000 nxënësit e klasave të nënta

12/03/2024 17:08

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe nisi në fazën e parë këtë të martë me pjesëmarrjen e 11 mijë nxënësve të klasave të nënta.

“Konkursi është shumë i vlefshëm se na afron me gjuhën shqipe. E mban gjuhën gjallë dhe përvetësojmë njohuritë”, u shpreh një nxënës.

“Testi është hartuar nga ne mësuesit e gjuhës shqipe në bazën e njohurive gjuhësore”, tha mësuesja e Gjuhës Shqipe.

Nga kjo garë fillestare në nivel shkolle në rang vendi ku testohen  njohuritë e gjuhës amtare duke nisur që nga drejtshkrimi e deri te mënyra e të shprehurit në ese letrare, do të përzgjidhen 6 më të mirët për t’u përballur më pas në fazën e dytë në konkursin mes shkollave të zyrave vendore ku nga drejtoritë rajonale në fazën e tretë përfundimtare do të zhvillojnë pyetjet përgjigjet dhe prezantimin e një projekti digjital mbi gjuhën shqipe vetëm 16 shkolla, ku do të triumfojë vetëm 1 institucion arsimor.

“Tema është gjuha shqipe, njohuritë gjuhësore mbi teknologjinë. Jemi njoftuar që në janar dhe shtrihet konkursi deri në maj” , u shpreh drejtoresha e shkollës.

Konkursi synon të zhvillojë aftësitë gjuhësore edhe në gjeneratën Z, e cila është e dhënë pas digjitalizimit.

Top Channel