Personi në foto është Gjergj Ndërshtiqaj, studenti i Akademisë së Sigurisë, që u plagos sonte në Shkodër.

I riu studion Akademinë, që prej vitit 2020. Në rrethana ende të paqarta, ai u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur së bashku me kunatin, Gjon Nikën në fshatin Grudë e Re. Të dy ndodhen në spital.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Top Channel