‘Duam ujë’, protestojnë banorët në Johannesburg pas dhjetë ditë mungesë furnizimi (fotot)

12/03/2024 19:41

Dhjetra banorë në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg kishin dalë sot në një protestë pasi çuditërisht janë pa ujë në shtëpitë e tyre prej dhjetë ditësh.

Afrika e Jugut është nga vendet më të industrializuara të kontinentit por duket se dhe aty po shfaqen shenjat e krizës me mungesa në furnizim me ujë dhe energji elektrike që kanë zemëruar 62 milionë banorët e saj.

Rezidentja Niamh Faherty, kërkonte të dinte se çfarë bën qeveria me taksat që banorët paguajnë:

“Ne paguajmë taksat tona, tani na tregoni çfarë bëni me to. Mjaft më duke i hedhur fajin njëri-tjetrit, ka ardhur puna deri aty sa askush nuk jep llogari, askush nuk ka një plan veprimi, nuk ka kompetencë”.

Nkosinathi Khumalo, tha se nuk mund të jetohet pa ujë dhe me fëmijë të vegjël.

“Pritëm sa mundëm, u bënë 10 ditë, sot është e 11-ta dhe ende nuk kemi ujë. Imagjinoni me dy fëmijë të vegjël, është shumë e vështirë. E vetmja mënyrë për të bërë të dëgjohet mesazhin tonë ishte të vinim e të qëndronim këtu në protestë”, tha Khumalo./AFP/

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA