DEBATI/ Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të Rithemelimit, Salianji: Negociatat në këto kushte na dëmtojnë, bëmë 5 muaj sherr të uleshim me Ramën?

12/03/2024 15:51

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Rithemelimit nuk ka qenë aspak e qetë, megjithëse në Kuvend pak minuta më vonë do të mblidhej Konferenca e Kryetarëve që do të “noterizonte” paktin me PS-në për ngritjen e komisioneve hetimore.

Fillimisht ka qenë përplasja gati fizike mes deputetëve Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati, të cilët nuk binin dakord për mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar. Por nuk ka mbetur me kaq.

Gazmend Bardhi: Sic jeni njohur nga media, diten e Premte kam pasur nje ftesë nga Lindita Nikolla për tu takuar be menyre informale me kryetaret e grupeve per ti dhene zgjidhje krizes parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë Berisha dhe me nenkryetaret e tjere vendosem te marrim pjese…

Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” ne keto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë që po marrim sot, uljen ne konferencën e kryetarëve ne e kishim dhe ju e propozuat qe ta refuzojme dhe mos ulemi. Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për tu ulur me Ramën!

Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohe qe nuk ka pasur asnje shenje terheqje as ne deklaratat publike te Ramës!

Rikthimi sot ne konferencen e kryetareve eshte praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën por nëse e vendosim vete. Nese ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por që të hyjmë ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim demtues për opozitën dhe do jemi joserioze sicc ka ndodhur shpesh ne kete parti e kete seli qe radikalizohemi qe te marrim vemendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!

Te pakten te marrim vendim tani per tu rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qevëria ne te njetin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja…

Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si pale dhe si realitet politik sic e tha ambasadori u BE! Aksioni jone pati sukses sepse ju imponuam qeverise dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan qe ne jemi PD pranuan kryetarin e grupit tone:

Salianji: Kam dy pyetje se sbëj dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishem te suksesshem pse nuk e vazhdojme? Se dhe i suksesshem dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe terheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetareve.

Se treti, si e njohen tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar perhere ne konference te kryetareve ka qënë Gazi.

Jam i mendimit qe po ndermarrim levizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtoje bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!

***

Ndërkohë deputeti Luan Baçi ka pyetur nëse ish-kryeministri Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej më shumë se dy muajsh, është apo jo në dijeni të negociatave dhe atyre që ka kërkuar Rithemelimi.

Përgjigjja e Bardhit ka qenë “jam konsultuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ai është në dijeni të gjithçkaje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA